“Nikli” pret sot Lirinë në Drenas, thirrje për ta mbushur stadiumin

Sot zhvillohet një nga ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së XXIV, ku FC Feronikeli 74 do të përballet me FC Liria.

Takimi luhet në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00, transmeton portali DrenicaOnline.

Nga klubi është bërë thirrje për tifozët dhe qytetarët që të jenë të pranishëm në stadium për ta mbështetur ekipin vendas në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja pritet të sjellë atmosferë të mirë sportive, ndërsa tifozët e “Niklit” shpresojnë që skuadra e tyre të arrijë një rezultat pozitiv para publikut vendas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë