Theret me thikë një person në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielen rreth orës 20:23, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, po ashtu mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia po punon intensivisht për të zbardhur motivin që ka quar deri të kryerja e vepres./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë