Shefik Sadiku për Halil Kuliqin: Ishte aktiv në të gjitha organizimet e politikës shqiptare gjatë viteve të ’90-ta
Fjala e kryetarit të shoqatës të burgosurve politik, Shefik Sadiku, në mbledhjen Komemorative në komunën e Drenasit me rastin e vdekjes së veprimtarit, Halil Kuliqi.
Halil Kuliqi i lindur më 17.02.1952 – 02.03.2026.
Sot, jemi tubuar t’i japim lamtumirën e fundit një rit nga veprimtarët e hershëm të kauzës kombëtare për liri e bashkim, Halil Kuliqit!
Në moshën 74 vjeçare u nda nga ne Halil Koliqi nga Drenasi, Arsimtar i Gjuhës Shqipe, ish i burgosur dhe i dënuar politikë, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Rreshtimi I Halilit në vijën e politikës kombëtare ia mundësoi profesioni poashtu edhe luftimi i politikës zyrtare të pushtuesve jugosllav ishte (sidomos) pas demonstrative të mars/prillit në vitin 1981 të diferencohen Profesorët, Arsimtarët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Gjeografisë, Historisë e tj. Gjithashtu edhe pjesëmarrja në Demeonstratën e Prishtinës, por edhe të dy prillit në Drenas, Halilin do e shenjojnë për ta arrestuar dhe m’e akuzuar për organizimin e tyre! Pikërisht do ta burgosin dhe me procedure të shpejtë e dënoje me 60 ditë burg, Gjykata për Kundërvajtje në Drenas.
Pas burgosjes të një numri të madh të Rinjëve Demonstrues në Drenas do të akuzohet për vepër Penale si Kundërrevolucioanar për prishjen e Rendit Kushtetues të RSFJ-së dhe do e bashkojnë me Grupin e Bajram Gashit të cilët ishin pjesë e “Komitetit të Vendit” në Deçan me Kryetar, Ismajl Haradinaj! Grupin e Bajramit me shokë do t’i dënojnë me dënime të larta gjer më 15 vite, ndërkaq, Halilin e dënojnë me 11 vite burg.
Politika shtetërore e jugosllavisë, kreu i saj, RSFJ-ja dhe Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste e lëshuan kushtrimin në institucionet politike, Gjykata, UDB, Prokurori, Avokatët, Milici, të hidhen në aksion për burgosjen e të gjithë armiqëve shqiptarë që organizuan dhe morën pjesë në Demonstratat e Mars/prillit të vitit 1981, për t’i dënuar me burgje të larta! Kjo porosi e pushtuesit e përfshiu edhe Halilin me shokë, shumicën prej të cilëve i dërguan për ta vuajtur dënimin në Slloveni, sepse ishin solidar të gjitha Republikat dhe Krahinat në jugosllavi me politikën antishqiptare të serbisë dhe i hapën dyert e burgjeve për të mbajtur Rininë Shqiptare të privuar nga e drejta e tyre elementare e kombëtare për ta gëzuar Lirinë në Republikën e Kosovës dhe m’e jetuar të lirë e të barabartë me popujt tjerë! Halilin e kanë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lubjanës, gjer në përfundim të dënimit që do të thot e lirojnë pas shtatë vite e pesë muaj dhe kthehet në familjen e tij.
Në burgun e Lubjanës Halili u njohë me shumë shokë tjerë si me Ukshin Hotin, Sadikun, Njazi Gashin, Xun Çetta e shokë tjerë.
Halili nuk është shkëputur nga veprimtaria politike për LIRI për asnjë çast dhe e vazhdoi me mundësitë që i kishte, punon për Kauzën kombëtare jo vetëm me Ukshin Hotin por edhe me shumë bashkëveprimtarë në të gjitha trevat shqiptare!…
Pas ndryshimeve politike kur Serbia i nxorri nga institucionet publike e shtetërore shqiptarët por, edhe nga shkollat atëhere e pranuan të punoje si arsimtarë i gjuhës në shkollë, sepse shqiptarët do të organizojnë edhe në rrethana robërie jo vetëm arsimin por edhe financimin e arsimit, shëndetësinë e tjerë…
Halili ishte aktiv në të gjitha organizimet e politikës shqiptare gjatë viteve të ’90-ta si pasojë e veprimtarisë së tij do ta burgosin disa herë dhe do ta maltretojnë fizikisht, Milicia dhe UDB-ja. Rasti më i rendë ishte pas një aksioni që ndodhë në hekurudhën e Drenasit kundër milicisë së serbisë do ta torturojnë së bashku me Babain e tj dhe vllezërit e tij…
Kështu që arriti UÇK-ja të delë në skenën publike të cilës i bashkohet Halili me shumë Luftëtarë Lirie deri në Çlirimin e Kosovës. Halilit i jemi mirënjohës për punën që e ka bërë për interesin e çështjes shqiptare dhe ralizimin e Kosovës SHTET i Pavarur dhe i Lirë!
U jetësua Republika e Kosovës-Shteti i Kosovës të cilin duhet ta gëzojnë gjeneratat e reja të popullit Shqiptar dhe të punohet drejt Bashkimit të trojeve shqiptare në një Shtet-Shqipëri!
Të jemi mirënjohës për kontributin tuaj që e keni dhënë për çlirimin e Kosovës Halil!
Shfrytëaoj rastin t’iu shpreh Ngushëllime Familjes, Shokëve dhe gjithë bashkëqytetarëve të Drenasit e më gjerë që e njohën e bashkpunuan me Halil Kuliqin!
Lavdi Jetës dhe Veprës së Halil Kuliqit.


