Taulant Balla pret veteranët e UÇK-së: Fotot e ditës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi një përmbledhje fotografish nga takimi me Iniciativën “Të gjithë për luftëtarin” në Kuvendin e Shqipërisë.
Takimi, ku morën pjesë rreth 20 ish-luftëtarë të UÇK-së, u fokusua te çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së të mbajtur në paraburgim në Hagë.

