Seanca e Kuvendit Komunal në Skenderaj nis me një minutë nderim me rastin e 28-vjetorit të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Më datë 27.02.2026, në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin shkurt 2026, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.

Seanca ka filluar me një minutë nderim me rastin e 28-vjetorit të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit.

Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse,
2. Miratimi i rendit të ditës,
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara.
4. Propozim-vendim për Formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Regjionale të Mbeturinave Uniteti SH.A., Mitrovicë (raporton Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku).
5. Propozim-vendim për Formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale Eko–Natyra SH.A, Skenderaj (raporton Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku).
6. Propozim-vendim për zgjedhjen e përfaqësuese të Komunës së Skenderajt për Asociacion të Komunave të Kosovës (raporton Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku).
7. Propozim-vendim për Formimin e Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave,
(raporton Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku).
8. Propozim-vendim për Formimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Procesin e Zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave (raporton Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku).
9. Propozim-Vendim për rishqyrtimin e Vendimit Nr. 01-020.01-0004914/26 të datës; 03.02.2026 për Formimin e Komitetit për Politik dhe Financa (raporton Kryesuesja e Kuvendit znj Adelina Spahiu Alija).
10. Propozim-vendim për inicimin e procedurës së hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës së Skenderajt për vitin 2026-2034 (raporton drejtori i urbanizmit z. Arbnor Citaku).
11. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë