Pesë persona intervistohen për rastin në Qendrën e votimit në Skenderaj

Pesë persona janë ftuar për intervistim lidhur me një rast që ka të bëjë me Qendrën e votimit në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti ka të bëjë me periudhën 29.12.2025 – 02.01.2026, ndërsa më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar.

Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë