Lajm i hidhur: Vdes ish-zyrtari komunal i Skënderajt, ishte i respektuar nga i gjithë qyteti
Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare njëri nga ish-zyrtarët më të respektuar të Komuna e Skenderajt, Hajzer Mustafa nga fshati Plluzhinë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Mustafa përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, duke njoftuar miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit për humbjen e më të dashurit të tyre.
Hajzer Mustafa njihej si një zyrtar i përkushtuar dhe i respektuar në komunë, duke lënë pas vetes kujtime dhe vlerësime të mira nga kolegët dhe qytetarët, shkruan JepiZë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Plluzhinë, në Skenderaj.

