Arrestim në Drenas për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 11:30, transmeton DrenicaOnline

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur. Gjatë veprimeve hetimore, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celularë.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë