Zhduket një i mitur në Drenas
Një person i mitur nga Drenasi është raportuar i zhdukur nga babai i tij, transmeton portali DrenicaOnline.
Rasti është denoncuar në stacionin policor të Drenasit të mërkurën rreth orës 17 e 30.
Në raportin e policisë thuhet se ankuesi i cili banon në rrugën “Asllan Fazliu”, ka raportuar se djali i tij- i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka nisur hetimet./DrenicaOnline/

