Ndjehem i bekuar që u zgjodha President në ditëlindjen e Demaçit/ Çka kishte deklaruar Thaçi 10 vite më parë

Sot janë bërë 10 vite nga zgjedhja e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës. Pikërisht atë ditë, 10 vite më parë, ish-presidenti i Kosovës kishte deklaruar se ndjehet i bekuar që u zgjodh president në ditëlindjen e veprimtarit të madh, Adem Demaçi.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka publikuar një fotografi të Thaçit me Adem Demaçit me ç’rast ka shkruar: Adem Demaçi, simboli i rezistencës sonë kombëtare, një jetë të tërë i shërbeu çështjes kombëtare. Pareshtur, me dekada, i dha shpirt lirisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë