Ja ku përfundon shenja e trafikut në Poklek të Vjetër
Një shenjë trafiku e dëmtuar në fshatin Poklek i Vjetër ka nxitur reagime dhe shqetësim tek banorët e zonës.
Faqja zyrtare e fshatit në Facebook, “Pokleku i Vjetër”, ka publikuar një lutje publike drejtuar qytetarëve, duke kërkuar kujdes dhe përgjegjësi në ruajtjen e sinjalizimit rrugor.
Në reagimin e tyre thuhet:
LUTJE PËR QYTETARËT
“Të nderuar banorë të Poklekit të Vjetër, Poklekut të Ri dhe Vasilevës, si dhe të gjithë ata që kalojnë nëpër këto rrugë,
Ju lusim me respekt që të ruani dhe të mos dëmtoni shenjat sinjalizuese rrugore. Ato janë të vendosura për sigurinë e të gjithëve – për fëmijët tanë, për këmbësorët dhe për çdo drejtues mjeti.
Le të tregojmë kulturë, përgjegjësi dhe kujdes për vendin tonë.
Ruajtja e shenjave është ruajtje e jetës.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”
Banorët theksojnë se dëmtimi i shenjave rrugore rrezikon drejtpërdrejt sigurinë në komunikacion, veçanërisht në zonat ku lëvizin fëmijë dhe këmbësorë.
Apeli i tyre vjen si thirrje për vetëdijesim dhe bashkëpunim, në mënyrë që të ruhet siguria dhe rendi në rrugët e fshatrave Poklek i Vjetër, Poklek i Ri dhe Vasilevë.


