Dyshime për 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it
Janë arrestuar dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet 400 euro para të gatshme, me premtimin se do të zëvendësojnë njehsorin elektrik për një kohë të shkurtër.
Policia në raportin 24 orësh njofton se të dyshuarit janë intervistuar e më pas me vendim të prokurorit të rastin është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

