Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë në burg
Policia e Drenasit ka arrestuar dje një person në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, transmeton DrenicaOnline.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje por ka njoftuar se i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
“REALIZIM URDHËRESE: Drenas 24.02.2026-11:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaOnline/

