Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe dy veturave në Bresje (Video)
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte (24.02.2026) në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, bëri të ditur se të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njësitë policore po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut.

