Kujdes kur kaloni në rrugën Komoran-Drenas, mund të “fundoseni” në gropat gjigante!
Ankesat e shumta të qytetarëve për dëmtimet serioze në rrugën Komoran–Drenas–Skenderaj janë plotësisht të arsyeshme. Gjendja e kësaj rruge është përkeqësuar ndjeshëm, me gropa dhe dëmtime të mëdha që po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe po vështirësojnë qarkullimin e përditshëm.
Duke qenë se kjo rrugë është në menaxhim të nivelit qendror, përkatësisht të Ministria e Infrastrukturës, përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe rregullimin e saj i takon këtij institucioni.
Komuna e Drenasit ka dërguar disa herë kërkesa zyrtare për ndërhyrje urgjente dhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm që të merren masa konkrete për riparimin e menjëhershëm të dëmtimeve.
Siguria e qytetarëve tanë mbetet prioritet. Presim veprime të shpejta dhe konkrete nga institucionet përgjegjëse.

