Konfiskohet një armë pa leje në Terstenik të Drenasit
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie në fshatin Terstenik të Drenasit, pasi i dyshuari nuk posedonte leje për armën.
Sipas policisë, ai është hasur teksa po mbante pushkën në duar dhe po lëvizte me të.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, transmeton DrenicaOnline
Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DenicaOnline/

