Qeveria themelon ndërmarrjen publike lokale “Eko Drenasi”
Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi”, e cila do të jetë në pronësi të plotë të Komunës së Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, kjo ndërmarrje do të ofrojë shërbime për mirëmbajtjen e ndërtesave dhe hapësirave publike në komunë.
Ai theksoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për themelimin e saj dhe se funksionimi i kësaj ndërmarrjeje pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si dhe në uljen e kostove.
Themelimi i “Eko Drenasit” u miratua me votat pro të të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar.
Ndërmarrja pritet të nisë aktivitetin në kuadër të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike në territorin e Komunës së Drenasit. /DrenicaOnline/

