Enver Hoxhaj takon në Hagë Gubetinin e Beqirin, bisedojnë për liderët e UÇK-së dhe PDK-në
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar në Hagë më Shqiptar Gubetinin dhe Hektor Beqirin pas përfundimit të procesit gjyqësor për krerët e UÇK-së.
Në këtë takim është biseduar për epilogun e këtij procesi. Ata janë shprehur të bindur në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.
Poashtu është biseduar edhe për PDK-në si dhe procesin zgjedhor brenda këtij subjekti që është paralajmëruar të filloj në pranverën e këtij viti si dhe fuqizimin e PDK-së në mërgatë.

