Sulm ndaj personit zyrtar në Drenas, arrestohet i dyshuari
Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00, transmeton DrenicaOnline.
Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

