Pacienti sulmon fizikisht mjeken gjatë trajtimit në Drenas
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Drenas më 14 shkurt 2026, rreth orës 17:15, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, është arrestuar një mashkull kosovar i dyshuar, i cili fillimisht ishte përfshirë në një rast dhune në familje dhe kishte kërkuar trajtim mjekësor.
Gjatë trajtimit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjeken.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./DrenicaOnline/

