Vjedhje në Drenas: Nga vetura zhduken 5300 euro, telefon dhe dokumente
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e 13 shkurtit 2026 në Drenas.
Ankuesi ka njoftuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur nga vetura e tij 5300 euro para të gatshme, një telefon mobil, si dhe disa dokumente personale të tij dhe të një viktime femër kosovare.
Lidhur me rastin është iniciuar hetim dhe policia është duke punuar për identifikimin e të dyshuarve./DrenicaOnline/

