“Përvjetori i thyer”/ Dafina Dauti me këngë emocionuese për çlirimtarët (VIDEO)

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja Dafina Dauti ka lansuar këngën e saj më të re, të titulluar “Përvjetori i thyer”, transmeton portali DrenicaOnline.

Një këngë e mbushur me emocione të thella, e cila i kushtohet çlirimtarëve që po përballen me gjykime në Hagë dhe familjeve të tyre, që çdo ditë mbajnë mbi supe peshën e mungesës, krenarisë dhe qëndresës.

Përmes vargjeve emocionuese, këngëtarja drenicase sjell një reflektim të fortë mbi sakrificën, kujtesën dhe dhimbjen që nuk shuhet me kalimin e viteve.

Në një kohë kur vendi feston lirinë dhe përvjetorin e shtetësisë, mes festimeve, parakalimeve të ushtrisë dhe atmosferës së 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, kjo këngë vjen si një thirrje për të mos harruar ata që kontribuan për këtë liri, por që sot nuk janë pranë familjeve të tyre./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë