Vetura e rrokullisur te ‘Kroni i Mbretit’, kolona të gjata deri në Komoran

Një veturë është rrokullisur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në segmentin te Kroni i Mbretit në Drenas, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe një autoambulancë.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata automjetesh, të cilat sipas qytetarëve shtrihen deri në Komoran.

Ende nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet e aksidentit.

DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë