Shoqata ‘Bereqeti’ shpërndan 200 pako ushqimore në prag të muajit Ramazan në Drenas

Sot, në bashkëpunim me Drejtorinë shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale në Drenas, përkatësisht me Qendrën për Punë Sociale, shpërndamë 200 pako ushqimore si dhe 5,000 kg miell për familjet që janë përfituese të asistencës sociale.

Falënderojmë drejtoreshën e shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Kaltrina Qerkinaj, dhe ekipin e saj profesional për bashkëpunimin e shkëlqyer në përzgjedhjen e familjeve në nevojë, si dhe për koordinimin e mirëfilltë deri në finalizimin e këtij projekti.

Ky projekt është mundësuar nga Qendra e Mbretit Selman nga Arabia Saudite.

Po ashtu, falënderojmë Drejtorin e Shoqatës Bereqeti, z. Xheladin Fazliu, dhe ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme me projekte të ndryshme në ndihmë të familjeve në nevojë në Drenas.

Shoqata ‘Bereqeti’

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë