Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë–Prishtinë (Video)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Pejë–Prishtinë, në segmentin te Kroni i Mbretit në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe një autoambulancë, çka lë të kuptohet se ka persona të lënduar, megjithëse ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia e Kosovës deri më tani nuk është deklaruar zyrtarisht për rastin, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e plota të aksidentit.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë…

