Drenasi ka një ministër në Qeverinë “Kurti 3”

Blerim Gashani nga Drenasi është emëruar Ministër i Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Emërimi i tij është bërë nga kryeministri Albin Kurti, në kuadër të kabinetit qeveritar “Kurti 3”. Gashani vjen nga Partia Guxo, e cila është në koalicion me Lëvizja Vetëvendosje, transmeton portali DrenicaOnline.

Ministri i ri ka publikuar disa fotografi nga mbledhja e parë përuruese dhe e punës së ekzekutivit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për fillimin e mandatit të ri qeverisës.

“Sot, në mbledhjen e parë përuruese dhe të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Kurti 3”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Emërimi i Gashanit pritet të sjellë një qasje të re në drejtimin e politikave për sportin dhe rininë në vend, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë prioritetet e tij në këtë dikaster të rëndësishëm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë