Skenderaj investon mbi 100 mijë euro për përkrahjen e fermerëve

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar një marrëveshje me vlerë mbi 100 mijë euro me Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), me synim rritjen e mbështetjes për fermerët e komunës.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të ndikojë drejtpërdrejt në fuqizimin e disa sektorëve kyç të bujqësisë, përfshirë blegtorinë, kultivimin e pemëve të imta dhe prodhimin e perimeve.

“Përmes kësaj përkrahjeje, fermerët tanë do të kenë më shumë mundësi për zhvillim, rritje të prodhimit dhe përmirësim të kushteve të punës në fermat e tyre,” ka theksuar Lushtaku.

Ai shtoi se mbështetja për bujqësinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes projekteve dhe investimeve të tjera konkrete, duke e cilësuar këtë sektor si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal në Skenderaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë