Ndërprerje e ujit në disa fshatra të Drenasit për shkak të një defekti teknik

KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët e Komunës së Drenasit për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të një defekti teknik, konkretisht pëlcitjes së gypit fi 225, pa furnizim me ujë do të mbesin fshatrat Korroticë e Ulët, Zabel i Ulët si dhe një pjesë e Poklek i Rit.

Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit dhe rikthimin e gjendjes në normalitet nga ekipet teknike.

Nga kompania e ujësjellësit kërkohet mirëkuptim nga ana e banorëve të zonave të prekura, derisa po punohet për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë