Vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri një i ri nga Drenasi

Një i ri nga Drenasi është vetëplagosur aksidentalisht sot me armë zjarri, duke pësuar plagë në këmbë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas informacioneve të para nga policia, ai fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në Drenas, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Burime brenda QKUK-së bëjnë të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur plagosja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë