Tragjike: Punëtori bie nga objekti ku po punonte, humb jetën
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga një objekt, derisa ishte duke punuar.
IndeksOnline raporton se 43-vjeçari humbi jetën tragjikisht në një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që tha se incidenti ndodhi rreth orës 15:00.
“Viktima mashkull, 43 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” deklaroi Ahmeti.
Ajo tha për IndeksOnline se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.


