Grabitësi tenton të futet në pompën e derivateve në Drenas, nuk ja arrit qëllimit

Një rast grabitjeje në tentativë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 shkurt 2026, rreth orës 05:00, kur ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, derisa ndodhej në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve, një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka tentuar të kryejë grabitje.

Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur ta realizojë grabitjen dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë