Arrestohet një person në Skenderaj, e bëri një grua për spital
Një rast i lëndimit trupor është raportuar në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 shkurt 2026, rreth orës 16:00, ku një person dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime, femër.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente

