Komorani këtë vit bëhet me nënstacion policor
Gjatë prezantimit të punës dhe statistikave për vitin 2025, Drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani, ka bërë të ditur se një nga objektivat kryesore për këtë vit është zgjerimi i pranisë policore në terren.
Sipas tij, gjatë vitit 2026 pritet të krijohen dy nënstacione të reja policore, një në Komoran dhe një tjetër në Hajvali, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky hap, sipas Shabanit, synon rritjen e sigurisë për qytetarët, reagim më të shpejtë të njësive policore dhe mbulim më efikas të zonave që kanë shënuar rritje të lëvizjes dhe zhvillimit në vitet e fundit./DrenicaOnline/

