Vidhet një veturë me targa të huaja në Skenderaj
Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.
Sipas raportit të policisë, më 2 shkurt 2026 është njoftuar se viktimës, mashkull kosovar, i është vjedhur automjeti me targa të huaja.
Dyshohet se vjedhja ka ndodhur në periudhën kohore nga 19 dhjetor 2025 deri më 2 shkurt 2026.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit./DrenicaOnline/

