Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Mbrëmë nga zyrtarët policor Fushë Kosovës, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “lëndim i rëndë trupor”.
Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.
Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
D. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,R. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,A. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dheA. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

