Kreu i inspeksionit në Skenderaj takon komandantin e policisë, flasin për forcimin e rendit e ligjit

Valon Haliti, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Skenderaj, zhvilloi një takim pune me togerin Agim Idrizi, Komandant i Stacionit Policor në Skenderaj.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve, në fushat që mbulojnë institucionet tona.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i informatave dhe planifikimi i veprimeve konkrete për parandalimin e dukurive negative dhe forcimin e rendit e ligjit në territorin e komunës së Skenderajt

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë