Vidhet një veturë në Komoran, ishte lënë në servis për riparim

Një rast i vjedhjes së një veture është raportuar në fshatin Komoran të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi, mashkull kosovar, më 26 janar 2026 ka informuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij, të cilën e kishte lënë në një servis për ta rregulluar.

Lidhur me rastin, njësitë relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e veturës” dhe po vazhdon të trajtohet nga organet e rendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë