Rreth 800 vende të lira në burgjet e Kosovës, konfirmon Shërbimi Korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se institucionet korrektuese aktualisht kanë kapacitete të mjaftueshme dhe rreth 800 shtretër të lirë, pavarësisht informacioneve që qarkulluan në disa media për mungesë kapacitetesh.
Në njoftim, bëhet e ditur se aktualisht në burgjet e Kosovës mbahen 1 758 të burgosur.
Shërbimi Korrektues nënvizon se institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja dhe se ky sqarim bëhet për të parandaluar keqinformimin e opinionit.
Gjithashtu, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim institucional, që mund të lejojë shfrytëzimin e përkohshëm të objekteve të njëra-tjetrës në situata të nevojshme.

