Në Skenderaj arrestohet një person i dyshuar për posedim të drogës

Në orët e mbrëmjes një njësi policore e Stacionit Policor në Skenderaj kishte ndalur një automjet dhe gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, te shoferi kanë gjetur një sasi të dyshuar narkotike me peshë 15.8 gram.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë