Ndahet nga jeta mësuesi Fazli Gashi nga Vërboci i Drenasit

Është ndarë nga jeta veterani i arsimit, Fazli Ramadan Gashi, nga fshati Vërboc i Komunës së Drenasit.

I ndjeri ishte një edukator i përkushtuar, i cili deri në pensionim dha kontribut të çmuar në fushën e arsimit, duke edukuar dhe formuar me përkushtim shumë gjenerata nxënësish.

Kontributi i tij në arsim do të mbetet i paharruar dhe i respektuar nga komuniteti dhe institucionet e Komunës së Drenasit.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të, ndërsa familjes Gashi i shprehet forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë