Elmi Sopi i dorëzon Esat Shalës mbi 120 orë video autentike të luftës në Kosovë
Arkivuesi i njohur nga Drenasi, Esat Shala, ka bërë të ditur se ka pranuar një material jashtëzakonisht të vlefshëm historik nga periudha e luftës në Kosovë.
“Sot m’i dorëzoi mbi 120 orë video autentike të luftës në Kosovë, komandanti i UÇK-së nga Llapushniku, Elmi Sopi”, ka shkruar Shala.
Këto pamje konsiderohen dëshmi të rëndësishme historike, të cilat do të shërbejnë për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe dokumentimin e sakrificës së luftës çlirimtare.
Kontributi i individëve që ruajnë dhe dorëzojnë materiale autentike të luftës vlerësohet si akt me rëndësi të veçantë për historinë e Kosovës.
Respekt

