Bedri Hamza: Kërkoj rinumërim të plotë të votave, pa vonesë

Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të plotë të votave pas dallavere të hasura në procesin e rinumërimit, sidomos në Prizren.

Kryetari i PDK-së ka thënë se rinumërimi është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet pa asnjë vonesë.

“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.

Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, shkruan Hamza në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë