Policia në Skënderaj arreston një person për vjedhje të veturës

Të enjten rreth orës 16:00, Policia në Skënderaj është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj, transmeton portali DrenicaOnline.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprime operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur.

Vetura është ndaluar nga policia, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.

Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën penale “Vjedhje”.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë