Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran-Carralevë, transmeton DrenicaOnline.
Në këtë aksident kanë të përfshirë dy automjete, ku përveç viktimës janë lënduar edhe katër persona të tjerë.
Njoftimi i plotë nga policia:
Vdes një person në aksident trafiku
Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.
Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

