Arrestohen dy persona në Llapushnik, policia jep detaje
Sot rreth orës 13:00 policia ka pranuar informatën se në Llapushnik të Drenasit, një person ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të dyshuar, transmeton portali DrenicaOnline.
Lidhur me këtë rast, zyrtarët e stacionit policorë të Drenasit, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët ishin të përfshirë në rast.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, i cili është cilësuar lëndim i lehtë trupor./DrenicaOnline/

