Për herë të parë në Big Brother VIP Kosova futen dy motra nga Drenica
Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 solli surpriza të reja për publikun, teksa në shtëpinë më të famshme në vend u futën dy motra, të cilat pritet të trazojnë dinamikat e lojës.
Suanita dhe Aurora Rrusta, nga Nekoci i Drenasit, janë banoret më të reja të këtij edicioni, duke hyrë në garë me një format të veçantë. Edhe pse janë dy persona, ato garojnë si një konkurrent i vetëm, ndërsa bashkërisht kanë në dispozicion vetëm një biletë fati.
Suanita është këngëtare dhe shënon një rikthim të shumëpritur në skenën muzikore pas gjashtë vitesh mungesë, ndërsa motra e saj, Aurora, ushtron profesionin e influencueses në rrjetet sociale, ku gëzon një audiencë të gjerë ndjekësish.

