Numërohet rreth 50% e votave për kandidatët në Drenas – këta janë më të votuarit e PDK-së deri tani
Në Komunën e Drenasit është numëruar afërsisht 50% e votave për kandidatët për deputet, ndërsa rezultati preliminar tregon renditjen e përkohshme brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, më të votuarit deri në këtë fazë janë:
Bedri Hamza – 8,407 vota
Përparim Gruda – 4,656 vota
Isak Neziri – 4,216 vota
Arian Tahiri – 4,176 vota
Bashkim Gllareva – 3,707 vota
Altin Krasniqi – 3,136 vota
Sala Jashari – 3,130 vota
Fadil Demaku – 2,900 vota
Adnan Thaçi – 2,624 vota
Salih Dvorani – 2,349 vota
Ferat Shala – 2,129 vota
Uran Ismaili – 2,056 vota
Numërimi po vazhdon, andaj renditjet mund të ndryshojnë në orët në vijim deri në përmbylljen totale të votave.
DrenicaOnline do të përcjellë procesin deri në fund.

