Rezultatet e para nga QNR: Këta janë top-5 kandidatët më të votuar deri më tani të partive

Janë numëruar votat e kandidatëve në 50 kuti nga gjithsej 2,557, çka përbën vetëm 1.96% të votave të përgjithshme. Nga rezultatet e para të publikuara, ja situata për pesë kandidatët më të votuar të secilit subjekt politik deri në këtë fazë të procesimit:

Lëvizja Vetëvendosje

1. Albin Kurti – 4,999 vota
2. Glauk Konjufca – 3,684 vota
3. Albulena Haxhiu – 1,742 vota
4. Hekuran Murati – 1,718 vota
5. Donika Gërvalla-Schwarz – 1,568 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

1. Bedri Hamza – 1,647 vota
2. Arian Tahiri – 662 vota
3. Përparim Gruda – 587 vota
4. Uran Ismaili – 549 vota
5. Arben Mustafa – 542 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

1. Lumir Abdixhiku – 1,047 vota
2. Hykmete Bajrami – 586 vota
3. Ukë Rugova – 511 vota
4. Vjollca Kadolli Halili – 480 vota
5. Doarsa Kica-Xhelili – 409 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

1. Ramush Haradinaj – 318 vota
2. Besnik Tahiri – 178 vota
3. Bekë Berisha – 167 vota
4. Daut Haradinaj – 148 vota
5. Burim Ramadani – 129 vota

Numërimi po vazhdon dhe rezultatet mund të ndryshojnë me hapjen e kutive të tjera. Priten të dhëna të reja nga QNR gjatë orëve në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë