Rast i shkeljes së fshehtësisë së votës në Drenas, Policia nis procedurat
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas është raportuar një rast i cenimit të fshehtësisë së votimit, ditën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ku një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka kryer këtë veprim të kundërligjshëm.
Me urdhër të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen dhe personin e përfshirë.

