Lushtaku: Skenderaj edhe një herë tregoi se qëndron i palëkundur në mbështetje të PDK-së
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët e komunës që udhëheqë për besimin e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Lushtaku postoi një foto krah Bedri Hamzës, liderit të partisë, me ç’rast tha se Skenderaj tregoi që di të qëndrojë i palëkundur në mbështetje të PDK-së, transmeton Klankosova.tv
“Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për pjesëmarrje në zgjedhje dhe besnikërinë e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.
Faleminderit përjetësisht për besimin!”


